TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një turiste gjermane ka ndërruar jetë në Theth. Mësohet se shtetasi ka qenë duke eksploruar zonën me një shtetas tjetër gjerman në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, kur ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane, 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në greminë.
Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.