AKTUALITET, 12 Tetor 2023, 17:27

Nikolla lexon njoftimin e Bashës: Gazment Bardhi s’është më pjesë e grupit të PD, i ka mbaruar afati i anëtarësisë

Nikolla lexon njoftimin e Bashës: Gazment Bardhi s’është

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në mbyllje të seancës plenare, lexoi një njoftim drejtuar Kuvendit nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në njoftimin e mësipërm, Basha deklaronte se Gazment Bardhi nuk është më pjesë e PD, me vendim të kryesisë, pasi i ka mbaruar anëtarësia

“Mbi përbërjen e grupit parlamentar i PD, Zoti Gazment Bardhi nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PD, nga data 09/10/2023, si pasojë e mbarimit të afatit të anëtarësisë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e lexuar nga Nikolla.

Nikolla lexon njoftimin e Bashës: Gazment Bardhi s’është