AKTUALITET, 12 Tetor 2023, 23:35

Vdekja e 3-vjeçarit Spahiu, Klodian Tomorri: Prokuroria të shkojë përtej hetimit të mjekut, problemi duhet zgjidhur në themel

Vdekja e 3-vjeçarit Spahiu, Klodian Tomorri: Prokuroria të

Gazetari Klodian Tomorri, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pasi iu nënshtrua një anestezie të përgjishme në klinikën dentare të Roland dhe Ina Xhaxhos, u shpreh se hetimi i prokurorisë nuk duhet trajtuar si hetim ndaj një mjeku, por të shkojë më tej për të ndërtuar një sistem që të garantojë sigurinë maksimale për pacientin.

“Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga shteti, por rasti i vdekjes së 3-vjeçarit nuk duhet trajtuar si hetim ndaj një mjeku. Unë shpresoj që prokuroria dhe hetimi të shkojë më tej.

Edhe nëse do të ketë një hetim që do të shpallet një mjek ose një tjetër fajtor, kjo nuk e zgjidh problem që duhet zgjidhur në themel. Ne mund të fusim pafundësisht mjekë  në burg, por thelbi është që të ndërtojmë një sistem që të garantojë sigurinë maksimale për pacientin. Pra që ato klinika që dalin dhe reklamojnë të jenë të afta për ta bërë atë punë dhe të jenë të certifikuara jo si sot kur nuk merret vesh asgjë dhe i ke klinikat në çdo lagje, mund të shkosh aty dhe nuk e di me çfarë do të përballesh”-tha Tomorri.