AKTUALITET, 10 Tetor 2023, 20:58

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale/ Urdhri i Stomatologëve: Kërkojmë të gjitha të dhënat e mjekimit dhe proceset e ndjekura nga dentisti ndaj të miturit

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale/ Urdhri i

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, ka kërkuar nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar ndaj 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale, të gjitha të dhënat e mjekimit të aplikuara ndaj ti.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, USSH kërkon nga stomatologu përkatës “të gjitha të dhënat e mjekimit, përfshirë protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit”, ndërsa thekson se “stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë”.

Më tej USSH bën me dije se “nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparqitja  në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë”.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë kërkon publikisht e zyrtarisht nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar, të gjitha të dhënat e mjekimit, perfshirë protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit etj, sipas kërkesave të Komisionit Disiplinor që është ngritur posaçërisht për këtë çështje. Stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegushme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparqitja  në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.

Deri tani Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka ndjekur me tepër vëmendje reanimatorin Prof.Xhaxho, për të cilin nuk kemi asnjë koment, por për Prof.Xhaxho do të ishte tepër e domosdoshme, ligjore, etike dhe korrekte që në daljen e tij mediatike të ishte sëbashku me stomatologun që bëri mjekimin si në çdo rast tjetër të ngjashëm e simetrik.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka tagrin ligjor e statutor të informohet imtësisht nga stomatologu që ka kryer ndërhyrjen dentare, ndërkohë që akoma s’ka një emër konkret.

Ngjarja u bë publike më 5 Tetor, ku prindërit denoncuan publikisht mjekun duke e akuzuar si shkaktar të vdekjes së 3-vjeçarit. Ata deklaruan se mbidoza e tepërt e narkozës ka qenë shkak që vogëlushi ka ndërruar jetë.