AKTUALITET, 10 Tetor 2023, 17:08

“Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve”, nënkryetari i PD-Berishës: Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot

“Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Bejko thekson se aleanca e kullave dhe non-grata nuk fshihen sot pas llumit të shpifjeve. Ai tha mes të tjerash se; "Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja.".

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,  ROLAND BEJKO

Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve.

14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar. Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama.

Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor!