AKTUALITET, 10 Tetor 2023, 15:56

Nga Presheva për studime në Gjirokastër, studentët: Diploma njihet edhe jashtë Kosovës

Nga Presheva për studime në Gjirokastër, studentët: Diploma

Universiteti i Gjirokastrës këtë vit të ri akademik ka qenë zgjedhja edhe të rinjve që jetojnë në trevat shqiptare. Besard dhe Albulena janë nga Lugina e Preshevës por kanë vendosur të studiojnë për infermieri në jug të Shqipërisë.

Një nder arsyet e forta që kanë marrë këtë vendim është njohja e diplomës edhe përtej Kosovës.

Në Gjirokastër janë mirëpritur dhe ndihen mirë. Të rinjtë nga Lugina e Preshevës janë të përjashtuar nga taksa e studimit ndërsa akomodimi iu është ofruar falas nga bashkia. Tërheqja e studentëve nga trevat shqiptare është një mundësi e mirë edhe për vetë Universitetin 'Eqerem Çabej' që vitet e fundit po përballet me numër të ulët studentësh e degë që rrezikojnë mbylljen.