TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas nisjes së vitit të ri akademik, edhe pse me studentët që janë në protesta dhe bojkot ndaj mësimit, Universiteti i Mjekësisë ka miratuar më në fund tarifën e shkollimit. 2.4 milionë lekë të vjetra është tarifa vjetore për çdo student që nuk pranon të firmosë kontratën për të punuar pas studimeve në Shqipëri.
Kostoja e studimit është përllogaritur nga një grup i posaçëm pune në Universitetin e Mjekësisë referuar vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë çështje. Kjo tarifë u diskutua në Rektorat, kaloi në senatin e universitetit dhe firmën e fundit e ka dhënë Bordi i Administrimit, pasditen e së hënës.
Ata që refuzojnë kontratën do të paguajnë 2.4 milion lekë të vjetra tarifën e shkollimit. Të pyetur në lidhje me bojkotin e studentëve, drejtues të Fakultetit të Mjekësisë thonë se po zbatojnë ligjin ashtu siç duhet të veprojnë edhe studentët.