TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lirohet nga burgu ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj. Pasi la qelinë, Goxhaj tha për mediat se lirinë nuk e kishte humbur asnjëherë, as ai dhe as UÇK apo të tjerët që janë në Hagë, Goxhaj tha se arrestimi ishte një tentativë për t’i trembur.
Ditën e sotme, Apeli ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt në Hagë, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë.
Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet nga Prokuroria Speciale për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë, ndërsa vetëm sot Apeli vendosi lirimin e tij. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.