AKTUALITET, 10 Tetor 2023, 19:02

Arrestohet ‘pa plan’ shqiptari në mes të Athinës, pse dyshoi policia dhe çfarë zbuloi pas ndalimit

Arrestohet ‘pa plan’ shqiptari në mes të Athinës, pse

Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, teksa u kap duke lëvizur rrugëve të Athinës me armë nën sqetull.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ra në pranga e policisë, gjatë një aksioni në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një rrugë në ‘Palaio Faliro’, teksa ishte duke ecur në mënyrë ‘të dyshimtë’.

Pas kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistolete, TT, gjysëm automatike e kalibrit 7.62 mm. Armen e mbante nen sqetull dhe krëhërin e kishte të mbushur me fishekë.