TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar në qytezën Riva del Garda, pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhër arresti ndërkombëtar për shitje droge. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se gjatë kësaj kohe 30-vjeçari punonte si kamerier në një hotel italian, aty ku edhe u arrestua nga policia.
Shqiptari u dërgua në burgun e Spini di Gardolo, ndërsa pret ekstradimin drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.