TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që “nuk do t’ja dijë” për shqiptarët që ikin nga vendi i tyre në emigrim.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se shumë shqiptarë, që tentojnë të shkojnë në Britani janë të izoluar në pyjet dhe bregdetin e Francës, por “për Edi Ramën këta shqiptarë nuk ekzistojnë”.
Teksa ngre disa pyetje se çfarë masash ka marrë qeveria për qytetarët e saj, Vasili thotë se “Edi Rama është shumë i zënë me grabitjen e inceneratorëve, tenderave sekrete dhe koncesioneve dhe për këtë shkak shqiptarët largohen duke rrezikuar edhe jetën e tyre”.
Postimi i plotë
Shqiptaret pyjeve te Frances, Rama s’do te dije vazhdon grabitjen!
Qindra shqiptare, qe tentojne te shkojne drejt Anglise jane te izoluar pa komunikim dhe pre e trafikanteve dhe krimit te organizuar ne pyjet dhe bregdetin e Frances
Keta qindra shqiptare jane tashme me te rrezikuar se kurre.
Per Edi Ramen keta shqiptare nuk ekzistojne.
Mbi Edi Ramen rendojne disa pyetje shume serioze:
Cilat jane veprimet shteterore dhe komunikimi me qeverine franceze per kete fenomen kaq te rende?
Cfare eshte bere per evidentimin e sakte te vendndodhjes dhe numrit te qytetareve te ngujuar pyjeve dhe bredetit te Frances?
Sa prej ketyre qytetareve rezultojne re zhdukur apo te humbur?
Sa prej tyre jane neper spitalet franceze duke u trajtuar ?
Sa prej tyre kane arritur te kalojne ne Angli?
Nga ata qe kane kaluar ne Angli sa prej tyre trajtohen nga qeveria dhe ku?
Cilat jane pritshmerite e zhvillimeve te kesaj problematike sipas te dhenave te Sherbimeve Inteligjente?
A jane evidentuar individet dhe grupet kriminale qe organizojne kete veprimtari dhe a jane marre masa per izolimin e ndalimin e tyre
Cilat jane masat e marra per dekurajimin e ketij fenomeni kriminal qe po merr dimensione kritike?
Perse nuk behen publike qendrimet konkrete te Anglise dhe Frances per kete problematike si dhe masat e marra prej tyre?
Edi Rama eshte shume i zene me grabitjen e inceneratoreve, tenderave sekrete dhe koncesioneve dhe per kete shkak shqiptaret largohen duke rrezikuar edhe jeten e tyre.