Përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) do të paraqiten sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare për të dhënë informacion në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat përcaktohet rendi i ditës që do të ketë në fokus diskutimin për sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare në muajin korrik dhe ndaj sistemit TIMS në muajin shtator.
“Seancë dëgjimore me SHISH lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në datë 8 shtator 2022, dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare dhe pezullimin e shërbimeve online në muajin korrik 2022”, thuhet në njoftim.