AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 10:51

Karamuço: Sot hakerat kanë publikuar 1.7 giga informacion kriminal nga sistemi policor Memex

Karamuço: Sot hakerat kanë publikuar 1.7 giga informacion kriminal

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se ditën e sotme hakerat kanë publikuar 1.7 giga informacion kriminal nga sistemi policor Memex.

Ai thekson se ndodhi ajo që druheshim ta thonim ndërsa shton se siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe.

“Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat.

Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan ai.