TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të territorit, por pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.