AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 11:41

Ministrja e Financave: Të ardhurat janë rritur me 15,9 %, ecuri pozitive në prodhimin vendas

Ministrja e Financave: Të ardhurat janë rritur me 15,9 %, ecuri

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, pohon se të ardhurat janë rritur me 15.9% në Shqipëri, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa thekson se është shënuar ecuri pozitive në prodhimin vendas.

Sakaq ajo u shpreh optimiste për tre mujorin e tretë të vitit, duke thënë se pritet përshpejtim i rritjes së ekonomisë ne vend në krahasim me tremujorin e dytë të vitit.

Ibrahimaj ceku gjithashtu sektorin e energjisë. Ajo tha se ky ka qenë një vit i thatë, dhe se importet janë ulur.

“Kemi ecuri pozitive në prodhimin vendas. Sektori i prodhimit është rritur. Ky ka qenë një prodhim i thatë, dhe kjo është arsyeja pse na është dashur të importojmë.

Importi i energjisë ka ardhur në rënie. Norma e rritjes së TVSH-së është ndjeshëm më e lartë se rritja e normave të çmimeve.

Të ardhurat janë 15.9 % më shumë në krahasim me një vit më parë. Tre mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në vend në krahasim me tre mujorin e dytë”, tha Ibrahimaj  në  konferencën për shtyp mbi ecurinë e deritanishme të ekonomisë.