AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 10:27

Akuzat për blerje votash/ Procesi gjyqësor me Ardian Çelën, Edi Paloka paraqitet në GJKKO

Akuzat për blerje votash/ Procesi gjyqësor me Ardian

Deputeti i PD, Edi Paloka është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme GJKKO, për procesin gjyqësor me Ardian Çelën.

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK vitin e kaluar dy padi penale. Njëra prej tyre ka lidhje me kallëzimin ndaj Ardian Çela, sot Administrator i OSHEE-së dhe koordinator i PS-së për Durrësin.

Bëhet fjalë për akuzat e Edi Palokës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Sipas demokratit maxhoranca përdori metodën e punësimeve fiktive me kontrata dy mujore për të siguruar vota.

Ai u shpreh se pas kësaj skeme qëndronte pikërisht kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.