AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 11:47

'Territorialja'/ Alibeaj prezanton 33 bashkitë që propozohen të shtohen

'Territorialja'/ Alibeaj prezanton 33 bashkitë që propozohen

Janë publikuar zonat ku Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përmes Enkelejd Alibeajt propozon që të shtohen bashkitë.

Në një raport të dorëzuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Grupi Parlamentar i PD-së ka nxjerrë raportin final duke propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 94, pra 33 bashki më shumë.

Me konkretisht ne qarkun Berat propozohet krijimi i bashkive te reja, Shpirag dhe Otllak.

Ne qarkun Dibër propozohet krijimi i bashkive Maqellare, Shupenze, Lure dhe Kastriot ndërsa në qarkun Durrës duhet të shtohen bashkitë Sukth dhe Fushë-Krujë.

Grupi Parlamentar i PD-së propozon krijimin e disa bashkive të reja edhe në qarkun Elbasan, konkretisht bashkia Shpat, Bradashesh dhe Lunik.

Edhe në qarkun e Fierit kërkohet shtimi i bashkive të reja Levan, Fratar, Dushk dhe Ardenicë.

Në qarkun e Korçës, propozohet shtimi i bashkive te reja Voskopoje, Leskovik, Drenove, Pojan dhe Starove.

Në qarkun Kukës kërkohet shtimi i bashkive Bicaj dhe Shishtavec ndërsa në qarkun e Lezhës, propozohet shtimi i bashkive Zadrime, Milot, Bregu i Matit dhe Orosh.

Ndryshime janë kërkuar edhe për qarkun Tiranë, ku është kërkuar shtimi i bashkive Farkë, Kashar dhe Dajt.

Për qarkun e Vlorës, grupi parlamentar i PD ka kërkuar shtimin e bashkive Kotë, Orikum, Novesele dhe Ksamil.

Po ashtu Alibeaj ka propozuar sa i takon nivelit të dyte të qeverisjes, kalimin nga 12 qarqe në 6 rajone.

Rithemelimi i Berishës, nga krahu tjetër kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.