TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka bërë thirrje magjistratëve të rinj që do të dalin nga Shkolla e Magjistraturës që “të mos dorëzohen kurrë”.
Ajo iu drejtua atyre dhe u tha se “kur të zgjoheni çdo mëngjes të kujtoheni përse e keni zgjedhur këtë punë”.
“Ju uroj ju të diplomuar. Po mendoja çfarë bëj unë çdo mëngjes, zgjohem, dal para pasqyrës dhe përpiqem t’i kujtoj vetes pse jam këtu. Pse jam në këtë punë, pse e zgjodha këtë profesion e shpresoj që ju të bëni të njëjtën gjë.
Të shiheni çdo ditë në pasqyrë e t’i thoni vetes unë do të jem pjesë e arsyes pse Shqipëria është më e mirë, pse Shqipëria është në BE, t’i thoni vetes unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë, që familja ime dhe fëmijët e mi do të jenë krenarë.
Kurrë mos u dorëzoni, mos u dorëzoni kurrë”.
Ambasadorja Yuri Kim tha se “reforma në sektorin e drejtësisë, qoftë këtu në gjykata apo polici, apo agjenci të tjera duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve edhe të ardhmen e Shqipërisë”.
Diplomatja amerikane tha se Shkolla e Magjistraturës duhet “të miratojë ndryshime, të modernizohet, të mbajë hapin me kërkesat e reformës në drejtësi”.
“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve për t’u përballur me ato sfida.
Të gjithë duhet të përmirësohemi qofshim individë, institucione, vende, duhet të modernizohemi e përshtatemi. Ka shumë arsye për të qenë optimistë për një të ardhme më të mirë”.