TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka njoftuar KQZ-në për vendimin e 25 shtatorit për të shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Ky njoftim u publikua pak orë pasi Veliaj depozitoi në Kushtetuese ankimimin kundër këtij vendimi. Shkresa i është depozituar KQZ-së më datë 25 shtator, ditë kur edhe u vendos shkarkimi.
Kryeministria është vendosur në lëvizje pas shkarkimit nga detyra e kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kryeministria i ka dërguar një shkresë KQZ-së për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës.
Shkresa:
Lënda: Për njohje KOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE
Tiranë
I nderuar,
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave datë 25.9.2025 ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr.539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”.
