TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur sot (29 shtator) seanca e radhës në GJKKO për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të pandehurit e tjerë, dy biznesmenët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe një notere.
Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa ndaj Jamarbër Malltezit rëndojnë akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, po ashtu të kryera në bashkëpunim.
Burime për News 24 bëjnë me dije se i pranishëm në seancë është Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ndërsa Berisha dhe të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Mësohet se avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizaj ka kërkuar pavlefshmëri të akteve hetimore, shpalljen e pavlefshëmirsë se procesverbalit të sekuestrimit të kompjuterit të shoqerisë.
Edhe avokatët e tjerë të Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar më herët pavlefshmëri të akteve hetimore dhe pritet që gjykata të shprehet lidhur me këtë kërkesë paraprake.
Kujtojmë se në seancën e kaluar që u mbajt më 15 shtator për çështjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gjokutaj kërkoi nga gjykata që të konstatojë pavlefshmërinë absolute të vendimit për marrjen të pandehur të Berishës, si dhe të komunikimit të akuzës dhe çdo akti tjetër që rrjedh prej tyre.