TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes mund ta bëjë në shtëpinë e tij brenda dekadës tjetër.
Rama, në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, theksoi se do të kërkohen partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore.
“Ky investim në arsim s’ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por krijimin e një hapësire për njerëzit të mendojnë në mënyrë novatorësh, një brez që të çojë përpara ekonominë shqiptare e qeverisjen shqiptare”, theksoi ai.
Rama, në fjalën që mbajti në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, theksoi se disa universitete shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet dixhitale, AI dhe nanoshkencën. Sipas kreut të qeverisë, ky nuk është një luks por një nevojë e së tashmes.
“Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi dixhitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi. Do të kërkojmë partneritete me universitetet evropiane dhe institutet kërkimore që kurrikula jonë të përputhet me standartet ndërkombëtare. Puna ka nisur dhe po shohim rezultatet e para që janë inkurajuese.
Ky investim në investim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez do të guxoja të thoja novatorësh që do të çojë përpara ekonominë, industrinë dhe qeverisjen shqiptare. Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë.
Ashtu edhe si disa prej jush kanë ardhur nga jashtë mund ta shohim tashmë, ky është vend i hapur, miqësor dhe ku fjala mirëseerdhët është në përputhje të përkryer në raport me atë se çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend. Pres me padurim të punojmë ngushtë me akademinë e shkencave dhe diktatorin e saj për t’i bërë gjërat më mirë dhe më të prekshme. “, tha Rama.
Edi Rama: Ne duhet dhe mundemi të harmonizojmë arsimin e lartë më strategjinë tonë për inovacionin, nga klasat, laboratorët, start-up.
Ky s’është luks apo diçka e veçantë, por nevojë e së tashmes.
Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër çdo ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes të mund ta bëjë këtu në shtëpi.
Ne do të kërkojmë partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta europiane, është punë që ka nisur dhe po shohim hapat e parë.
Po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese.
Ky investim në arsim s’ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por krijimin e një hapësire për njerëzit të mendojnë në mënyrë novatorësh, një brez që të çojë përpara ekonominë shqiptare e qeverisjen shqiptare.
Shqipëria është shumë e angazhuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie për të rinjtë tanë.
Ky është vend i hapur e miqësor, fjala “mirë se erdhët” është në përputhje të përkryer me atë që mund të presësh kur vjen në këtë vend. Ndaj mirë se erdhët.