TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim nga ana e Veliajt të paktit të ofruar nga Rama, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses.
Duke folur në një konferencë me mediat, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të linte në fuqi vendimin e shkarkimit, duke shtuar se kjo i ishte kërkuar nga Vangjush Dako në qeli.
Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë që sot dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë.
Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmeruar se presidenti Bajram Begaj do te caktoje sot daten e zgjedhjeve te parakoheshme ne Tirane, pas shkarkimit te Veliajt nga kryetar bashkie!
Sali Berisha: Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliaj që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje.
Duket se Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen. Prisni nga ora 13:00, kukulla në Presidencë e Ramës do të firmosë për datën e zgjedhjeve.