AKTUALITET, 29 Shtator 2025, 12:29

"Mashtruesa. Jam vlonjat, s’ka shanse që…”, tension në mbledhjen e Këshillit bashkiak, i riu hap derën me forcë dhe kërcënon zyrtarët. Shoqërohet nga policia

"Mashtruesa. Jam vlonjat, s’ka shanse që…”, tension

Përgjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në këshillin bashkiak të Vlorës janë futur në brendësi të saj dy të rinj.

Një prej tyre është futur në mbledhje e këshillit bashkiak duke u konfliktuar dhe me këshilltarët. Ai ka nisur të debatoje me këta të fundit, të fyejë dhe shajë ata.

Keshtu, me tensione dhe incidente është zhvilluar mbledhja e radhes e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Bëhet me dije se një banor ka hyrë me forcë në sallën ku po zhvillohej mbledhja.

Ai ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken.

“Të gjithë mashtruesa jeni… kujt i thua avash? Pse ça do bësh? Mashtrusa jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tonë. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! J

Jam vlonjat dhe s’ka shanse në botë…. dërgo njërin te me mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm”, dëgjohet ai ndër të tjera.

Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me Portin.

Vlonjati iu drejtua anëtarëve të Këshillit Bashkiak duke u shprehur se “të gjithë mashtruesa jeni, plehrat e m*tit, intrigantë”.


“Të gjithë mashtruesa jeni, kemi 5 vite që po kërkojmë lekët tona dhe s’po na i jep njeri”, shprehet ai.

“Çfarë duhet të bëni? Ti vini para këto të gjithë. 5 vite të dëgjojmë ne këta, plehrat e m*tit, intrigantë”, i drejtohet një prej personave të pranishëm.

Më pas, i riu doli nga salla e mbledhjes dhe u shpreh për mediat se indinjata e tij erdhi për shkak se nuk po bëjnë pronësimet.

“Problemi është se kam 5 vjet dhe nuk po na shpronëson asnjëri. Disa pjesëtarë aty i kanë marrë dhe nuk m’i kanë dhënë, disa të tjerë jo. Te porti jetoj, tani jam pa banesë fare unë, ma kanë prish shtëpinë, dhe lekët nuk m’i kanë dhënë akoma. Është normale kjo? Të gjithë e shtyjnë, nesër e ke gati më thonë.

Ditën tjetër më thonë pasnesër, pastaj se kemi mbledhje ne. Unë nuk dua t’ja di se çfarë mbledhjesh keni ju, unë jam midis jush, e si qytetar kërkoj të drejtën time. Kam folur me këta dhe pritjet janë skandaloze, manipuluese.

U thashë atëhere, nuk prishim shtëpitë pa marrë asnjëri shpronësimet, tani i prishën dhe shpronësimet nuk na i dhanë. I kërkuam dhe nuk na kthyen përgjigje. A ka shtet këtu? Si puna jonë janë 25 veta. Nuk na kanë pritur as në Këshill, na anashkalojnë”

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shoqëruar jashtë sallës.

"Mashtruesa. Jam vlonjat, s’ka shanse që…”, tension