TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji i pavarur i Apelimit kthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj.
Vendimi u dha unanimisht nga KPA duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e shkallës së parë të vettingut ( KPK).
Prokurori Milan Laskaj i cili ka hetuar disa dosje të forta ndër vite dhe që rikthehet në sistem e ka nisur detyrën në drejtësi gjatë 2000 , duke shërbyer si prokuror në Prokurorinë e Tropojës.
Ai ka punuar më pas në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e kryeqytetit.
Prokurori i Tiranës, Milan Laskaj, u shkarkua nga detyra më 27 mars 2024 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për fshehje të pasurisë.