AKTUALITET, 1 Tetor 2025, 16:33

Guvernatori i BSH: Papunësia totale në vend ra në nivelin e 8.5%! Inflacioni shënoi një rritje të lehtë

Guvernatori i BSH: Papunësia totale në vend ra në nivelin e 8.5%!

Sejko nënvizoi se inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve korrik-gusht, duke arritur nivelin prej 2.4%, nga 2.3% që ishte mesatarja në tremujorin e dytë të vitit.

Referuar shifrave zyrtare, Sejko tha se punësimi në sektorin privat jo-bujqësor u rrit me 3.4% gjatë tremujorit të dytë, ndërsa papunësia totale në vend ra në nivelin 8.5%. Po ashtu, pagat në sektorin privat kanë shënuar një rritje domethënëse prej 9.5%

Po ashtu Sejko tha Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%, si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në korrik gusht, duke arritur nivelin 2.4 %, krahasuar me 2.3% që ishte në tre mujorin e dytë të viti. Kjo ecuri u ndikua nga rritja e çmimit te qirave dhe stabilizimi i çmimit të naftës.

Inflacioni i çmimit të ushqimeve vijoi të bjerë, ndërsa çmimet e mallrave të tjerë mbeten të qëndrueshëm.

Në tre mujorin e dytë punësimi në sektorin privat jo bujqësor u rrit me 3.4 %. Papunësia totale në vend ra në nivelin e 8.5% , pagat në sektorin privat u rritën me 9.5%. Tendenca e rritjes së pagave reflekton si kërkesën e lartë për punë, ashtu edhe mungesën e forcës së punës.