AKTUALITET, 1 Tetor 2025, 16:10

Aksidenti hekurudhor i Termit, kërkesa e avokates shtyn zhvarrimin e trupit të djalit të grevistit shqiptar, zbulohet arsyeja

Aksidenti hekurudhor i Termit, kërkesa e avokates shtyn zhvarrimin e trupit

Një kërkesë për shtyrjen e zhvarrimit të djalit të Pano Ruçi (Routsis), Denisit 22-vjeçar, u paraqit sot nga avokatja e tij, Zoe Konstantopoulou.

Konkretisht, megjithëse është dhënë urdhri për zhvarrimin nga ana e Gjykatës së Larisës në Greqi, proces të cilin mjeku ligjor e kishte planifikuar për  të premten, sipas informacioneve, ka pasur një kërkesë nga Zoe Konstantopoulou për të shtyrë zhvarrimin, me qëllim emërimin e një konsulenti teknik.

Kërkesa u pranua nga prokuroria dhe zhvarrimi u caktua për javën e ardhshme, informon “Protothema”.

Pano Ruçi është në ditën e 17-të të grevës së urisë, duke kërkuar zhvarrimin e trupit të djalit të tij – viktimë e tragjedisë së Tempit – me qëllim kryerjen e analizave toksikologjike mbi të dhe sqarimin e shkaqeve të vdekjes së Denis Ruçit.

Babai pretendonte që jo vetëm të zhvarrosej pasi besonte se në arkivol nuk gjendej trupi i të birit, për shkak të djegieve të shumta pas aksidentit, por të bëhej edhe një ekspertim mjeko-ligjor.