TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pedagogu Ermal Hasimja thotë se do të mendohet para se të japë një përgjigje, nëse do t’i vijë një propozim zyrtar për të qenë ai kandidat i opozitës për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Tiranës, që pritet të zhvillohen pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Hasimja, si dhe dy emra të tjerë nga shoqëria civile, si Florian Haçkaj dhe Edlira Çepani, u përmendën gjatë të mërkurës si kandidatë të mundshëm, pas takimit të zhvilluar nga grupi negociator i Partisë Demokratike me disa parti të tjera të vogla opozitare.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasimja thotë se ndihet i vlerësuar që emri i tij është propozuar në listën e kandidatëve potencialë. “Falënderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim. Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shkruan ai.