AKTUALITET, 1 Tetor 2025, 19:10

E rëndë në Tiranë! 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe humb jetën

E rëndë në Tiranë! 16-vjeçarja hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një e mitur i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

"Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.