TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se tre policët u rrëmbyen në brendësi të territorit të Kosovës, nga forcat speciale “Kobra”, duke përdorur armë të sofistikuara elektromagnetike që kanë rreze veprimi deri në 100 metra.
Sipas tij, rrëmbimi dhe dërgimi i tyre në një burg në Serbi është bërë pas disa ditësh vëzhgimi dhe përgatitjesh.
“Pika ku ishin vendosur tre operatorët e policisë kufitare është përdorur në të kaluar për të trafikuar mallra nga ana e grupeve të strukturuara kriminale që veprojnë në territorin e Serbisë dhe ky bajpas është formuar pas vitit 2008. Ndërrimi i policëve në atë pikë bëhet çdo 3 orë që lëvizin prej aty deri te pika më e afërt doganore që është 22 kilometra larg, në Jarinjë dhe ku kalojnë qytetarë që janë pajisur me një leje të posaçme të Ministrisë së Brendshme.
Incidenti ka ndodhur kur zyrtarët policorë kanë hasur individë të maskuar që po hynin nga Republika e Serbisë. Kanë njoftuar qëndrën operative që të marrin instruksione, nëse do të hynin në territorin e republikës së Kosovës.
Rrëmbimi ka ndodhur në 12.38 minuta, kur është komunikimi i fundit me policët, pasi atëherë kanë ndërhyrë forcat speciale “Kobra”. Policët janë duke qëndruar në burgun e Rashkës, që është përdorur si qendër spiunazhi të serbëve dhe rusëve nga viti 2021 dhe tutje.
Neutralizimi i tyre është bërë me armë të sofistikuara elektromangetike që ka një rreze deri në 100 metra dhe mund të neutralizojë një individ pa përdorur armë konvencionale.
Para rrëmbimit ka patur informacione se ka patur vëzhgim nga strukturat ushtarake, ka patur dronë që kanë vëzhguar afër kufirit me Kosovën dhe janë tërhequr nga territorin e Serbisë”-tha Shala.