AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 19:14

Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë të moshuarin në Fier, reagon policia, nis procedimi për 29-vjeçarin

Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë të moshuarin në Fier, reagon

Reagon policia e Fierit pas qarkullimit të videos, ku një i ri dhunon dhe tërheq zvarrë një të moshuar.

Policia e Fierit ka reaguar pas pamjeve të cilat kanë qarkulluar në rrjet, ku një person shihet duke dhunuar një të moshuar.

Sipas policisë, ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.