AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 21:10

Roland Bejko: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin e PD! U mblodhëm për të vendosur modalitetet

Roland Bejko: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin e PD! U mblodhëm

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike (të vulës), Roland Bejko, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku dha detaje nga mbledhja e kryesisë që u zhvilluar ditën e sotme. 

Bejko tha se në mbledhje u diskutuan detajet e zgjedhjeve që priten të mbahen për kryetarin e PD-së në 29 korrik. Ai nuk pranoi se Basha është një kandidat edhe pse me daljet e tij publike së fundmi, Lulzim Basha ka treguar se do të përpiqet të rikthehet në krye të partisë së vulës me çdo kusht, duke përdorur ndjekësit që i kanë mbetur brenda forumeve të partisë. 

"Mbledhja po zhvillohet për të vendosur modalitetet për zgjedhjet. Anëtarët e kryesisë nuk kanë njolla tenderash, bashkëpunim me oligarkët. Nuk janë oligarkia e haviarit.

Po diskutohen modalitetet e zgjedhejve. Po diskutohet rregullorja me te cilën do të punohet në zgjedhje. Do të diskutohet plotësimi i vakancave të komisionit të zgjedhjeve.

Na iku një muaj kot duke u marrë me retorikë të brendshme, ndërkohë duhet të ishte mbledhur kryesia", deklaroi Bejko.