AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 21:25

"Po e mori ai, hallall. Ta marrë drejtimin e PD-së dhe ta rrisë", Tela debaton me Bejkon për rikthimin e Bashës

"Po e mori ai, hallall. Ta marrë drejtimin e PD-së dhe ta
Fotomontazh: Bejko dhe Tela

Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko, foli në emisionin “Të Paekspozuarit” për mbledhjen e kryesisë që ende po vazhdon, duke përcaktuar modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të parashikuar më 29 korrik.

Bejko debatoi me gazetarin Andi Tela i cili e pyeti për rikthimin e Bashës në krye të partisë, pasi u dorëhoq një vit më parë dhe tha se rikthimi i tij do të rrisë partinë dhe do ta bëjë konkurruese

Debati  

Tela: Ju thoni që z. Basha nuk është e qartë nëse do të kandidojë apo jo?

Bejko: Kur të marrë formularin e kandidimit do ta themi. Mund t’i ndodhë që të kthejë mendjen. Unë mendoj se mund të kandidojë

Tela: Dhe do të jetë kryetari i ardhshëm?

Bejko: Atë ta shohim me vota.

Tela: Të  mos jemi kaq naivë.

Bejko: Unë e thashë. Në Tiranë unë e vura re se ka një netëork të rëndësishëm.

Tela: 12 mijë vota.

Bejko: 18 mijë vota ka marrë partia.

Tela: Dhe ndodhi dhe kandidati mori më pak vota se partia.

Bejko: Dhe ju e dini, se merreni me media, që ekziston edhe “vota e dobishme” dhe është kur ia japin votën kandidatit që ka më shumë shanse për të fituar.

Tela: Pse kishte më shumë shanse ai.

Bejko: Po se kështu u tha. Dhe kështu shumë shkuan dhe votuan për këtë. Për mua nuk ka rëndësi le ta marrë kush do të dojë partinë, kush ta votojë nga demokratët.

Tela: Lulzim Basha.

Bejko: Po e mori ai, hallall. Ta marrë drejtimin e PD-së dhe ta rrisë.

Tela: Ata që janë aty nuk janë PD-ja e vërtetë, janë një pjesë e PD-së.

Bejko: Ata që janë. Në gjendje lufte jemi. U nda partia.

Tela: Për çfarë i duhet Bashës kjo PD-ja?

Bejko: Do të rrisim partinë, do ta bëjmë konkurruese.

Tela: Po ai e kishte të madhe dhe e bëri kaq...

Bejko: Unë nuk e di nëse do të jetë Basha.

Tela: Po kjo është një skemë. E la 1 vit e 2 muaj partinë që ta marrë prapë.