AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 15:32

U kap me drogë në makinë, si ra në pranga 38-vjeçari në Sarandë

U kap me drogë në makinë, si ra në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Saranda është arrestuar për shitje të lëndëve narkotike. Policia i gjeti 38-vjeçarit një sasi lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis pas një kontrolli në makinën e tij.

Droga ishte e ndarë në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy celularë. Policia ka njoftuar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për të kryer veprimet e mëtejshme.