AKTUALITET, 28 Prill 2022, 11:27

U dënua me 17 vite burg për mashtrim, biznesmeni Francesco Beçhetti apelon vendimin

U dënua me 17 vite burg për mashtrim, biznesmeni Francesco

Teksa Francesco Bechettin është dënuar me 17 vite burg pas akuzës për ngritje të një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash, biznesmeni italian ka apeluar vendimin.

Mësohet se Bechetti ka paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit dhe kjo e fundit pritet që të hedhë shortin. Beçheti akuzohet për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim,

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Mes të dënuarve që kanë apeluar vendimin është edhe nëna e biznesmenit, Liljana Condomiti, e cila është dënuar me tetë vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu mësohet se ankimim pranë kësaj gjykate kanë bërë edhe personi juridik “Energy” sh.p.k, që akuzohet për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -kryer në bashkëpunim- dhe “Për përgjegjësit penale të personave juridik”, “400 KV” sh.p.k si dhe “Agon Set” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -kryer në bashkëpunim.