TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka sqaruar si qëndron e vërteta e përjashtimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit nga Komisioni i Azilit.
Në një interpelancë me deputeten e PD, Ina Zhupa, Çuçi sqaroi se ligji është hartuar në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.
Zhupa: Pa asnjë diskutim paraprak përfaqësuesi i Shoqërisë Civile i Komitetit Shqiptar të Helsinkit është hequr nga komisioni
Nuk kuptohet pse është nevoja për ta zvogëluar dhe nëse po pse duhet të hiqet përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit.
Këshilli i ka dërguar shkresë ministrisë dhe nuk ka marrë përgjigje dhe për këtë kam pyetur ministrin Çuçi.
Çuçi: Në lidhje me pyetjen me lejoni t’ju sqaroj se ne vjet kemi miratuar ligjin e ri për azilin në Shqipëri. Ky ligj përveçse është në përputhje me BE ka sjellë edhe disa risi pozitive.
Më kryesorja është përfshirja e statutit të azilkërkuesve. Një përcaktim që ka qenë direktivë e BE që pas luftës së Kosovës, por që ne i paraprijmë
Ky ligj ka përcaktuar se komisioni kombëtar të përbehet nga pesë anëtarë. Ky është një komision ankimi. Garantohet në bazë të ligjit të kodit të procedurave dhe garantohet nga e drejta për ankimin. Në bazë të përcaktimeve që bën ligji, i cili nuk përcakton ca ka në përbërje është
Pse nuk është komiteti i Helsinkit?
Komisioni i shqyrtimit administrativ përbëhet dhe ngrihet brenda organit administrativ, për hir të një tradite i kemi dërguar Komitetit të Helsinkit, një variant të VKM ku e kishim përfshirë edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe nuk kemi marrë përgjigje deri në 28 nëntor 2021.
Pra duke mos marrë përgjigje ne vazhduam me ngritjen e komisionit dhe gjykuam që jo vetëm Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por dhe organizata të tjera që mbrojnë të drejtat e azilkërkuesve të jenë prezent.
Kështu që u ngrit me pesë anëtarë ky komision dhe të pestë përfaqësojnë një aspekt që lidhet me të drejtat që kanë azilkërkuesit.