TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar sërish çështjen e dhënies së Butrintit me konçension.
Sipas saj, aty do të ndërtohen bare, restorante e teatro. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa deklaron se këto i ka të faktuara me dokumente zyrtare.
Ndër të tjera, Zhupa tha se në bordin e ngritur për Butrintin, është vendosur një person, Riçard Hoxhis i cili sipas saj ka tentuar të marrë Butrintin që prej vitit 1993.
“Ka në bordin e vetë katër individë privat dhe ministren e kulturës. Shteti e lëshon Butrintin i cili është siti arkeologjik më i rëndësishëm i vendit, që prodhon më shumë para.
Vetëm në arkën e Butrintit gjenden 2 milionë dollarë të cilat do i kalojnë këtij fondacioni. Një kemi firmosur konventën e parisit dhe i detyron shtetet anëtare që të menaxhojnë pasuritë kulturore. I jepet për përfitim ekonomik, edhe pse quhet organizatë jofitimprurëse.
Po flas për të drejtën e informimit. Po flas specifikisht, e drejta e çdo qytetari shqiptar që të jetë i informuar kur bëhet një aferë. Kur kërkohet plani i biznesit të Butrintit, të mos më vijë një fletë e bardhë. Do i drejtohemi Komisionerit për Informimin. Ne nuk informohemi.
Pas debatit në Kuvend, fjhala biznes përmendet 226 herë. E drejta e informimit dhe kërkoj, transparencë për publikun, kush është bordi, kush janë njerëzit. Një nga anëtarët e bordit është Richard Hoxhis, i njohur për interesat e tij për të marrë Butrintin që në vitin 1993.
A e dini se në Butrint do të ndërtohen restorante, bare, teatro dhe kinema. Këtë mund t;’jua faktoj me dokumentet” – tha Zhupa.