TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të martën e javës në vijim Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky do të mbajë fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi.
Deri më sot, Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve evropiane me video mesazhe.
Kujtojmë që sot, pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 64-t.
Disa javë më parë, kreu i shtetit të Ukrainës ka biseduar në telefon dhe me kryeministrin Edi Rama.
Sot Zelensky, në fjalimin e tij më të fundit drejtuar kombit të tij, akuzoi ashpër Rusinë për “shantazh energjetik” ndaj Evropës.