TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij Berisha zbuloi se Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike do t’i propozohet ose data 21, ose data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit.
"Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë anëtarë. Komisioni do të jetë para jush nesër për t'ju informuar për të gjithë procesin dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve. U ra dakord gjithashtu që t'i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t'i propozohet Kuvendit do të jetë data 21 ose 22 maj, varet cila do të jetë e diel.
Cilido kandidat do të depozitojë pranë Komisionit të Operacioneve Zgjedhore i cili ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe do të përcaktohen pastaj rregullat po nga Komisioni. Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi.
Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar", u shpreh Berisha pas mbledhjes.
I pyetur nga gazetarët se kur do ta shpallë kandidaturën për kryetar të PD, Berisha tha se kjo do t'i takojë ditët pas Kuvendit Kombëtar.
"Sapo të vendosë Kuvendi dhe të formalizojë datën, pastaj ditët e ardhshme do t'ju njoftoj". u shpreh Berisha.