AKTUALITET, 28 Prill 2022, 11:15

KLP cakton drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës, ja kush e zëvendëson Elisabeta Imerajn

KLP cakton drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë së

Një ditë pas shkarkimit nga detyra nga KPA të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, KLP ka caktuar sot drejtuesin e përkohshëm për të zëvendësuar postin e saj.

Arenc Çela është zgjedhur në këtë detyrë.

Një ditë më parë Imeraj u shkarkua nga detyra, ndërsa vendimi u dha nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin.

Duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, se rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare.

Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.

Ndër të tjera flitet edhe për një godinë pesë kateshe në rrugën ‘Sabaudin Gabrani’ ku thuhet se Imeraj ka kryer deklarim të pasakte dhe të pamjaftueshme.

“Për kriterin e pasurisë; nuk ka raportuar një rekord të kunatit në Itali. Subjekti gjendet në kushtet e cenimit të besimit,” u tha sot nga KPA.