TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike se figurat e njohura politike të cilat janë larguar në 8 vitet e fundit nga selia blu janë të mirëpritur të rikthehen në parti.
Berisha bëri të ditur se mund të rikthehet Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Rudina Hajdari dhe Majlinda Bregu.
Sa i takon Këshillit Kombëtar a do të ketë një prezantim të listës që do t’i dërgohet Kuvendit?
Në këtë listë a ka emra që rikthehen në Partinë Demokratike, figura të rëndësishmë të saj që gjatë 8 viteve të fundit janë larguar?
Berisha: Ka emra të tillë, në këtë listë për shembull është Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet jo vetëm me listë por si të dëshirojë, ex officio.
Berisha:Zonja Bregu është në një funksion….
Berisha: Sigurisht që do të ketë.
Berisha:Patjetër që është i hapur, edhe z. Patozi, edhe Rudina Hajdari, e cila u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që për një motiv apo për një tjetër janë larguar janë të mirëpritur.