AKTUALITET, 31 Korrik 2025, 16:09

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk i ndal akuzat: Berisha nuk i do njerëzit që i thonë të vërtetën në sy!

“Turp që Flamur Noka është nr.2 i PD”/ Dash Sula nuk

Deputeti Dashnor Sula foli sërish sot për ndarjen e tij nga Partia Demokratike, por dhe për zhvillimet brenda kësaj force politike.

Sula e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”.

Nga ana tjetër, ai shtoi se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy.

Sipas Sulës, nëse krerët e PD kanë inat një person e largojnë pavarësisht se ai mund të sjellë vota dhe ky është ndryshimi me Partinë Socialiste.

“Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha është Zoti që do shpëtojë PD-në. Nuk e bën gjithçka Berisha se ka dhe staf. Duke filluar nga sekretari i përgjithshëm. Për mua është fyerje për demokratët.

Nuk e them sot, e kam thënë prej shumë kohësh. Është fyerje e inteligjencës, që një njeri me këtë zhvillim mesatar intelektual të jetë numri 2 i Partisë Demokratike. Nuk është normale që figurat më të mëdha të PD të jenë me origjinë nga veriu.

Respekt për veriorët por duhet shumëllojshmëri. Duhet ekuilibrim. Ata që e shanë më shumë, e dhunuan më shumë foltoren. Çfarë nuk kanë thënë e nuk kanë bërë. Sot ulen dhe hanë e pinë në një tavolinë me ata të foltores. E kuptoni moralin që kanë këta?

Nuk i duan njerëzit që ua thonë të vërtetën në sy. Nuk i duan mendimet ndryshe. Rama ka një dallim sepse edhe nëse e ka inat një personazh, nëse ai ka vlera elektorale, e mban në parti. Ndërsa këta, meqë më kanë inat mua, le të sjell vota, më largojnë," tha Sula për Top News.