AKTUALITET, 31 Korrik 2025, 13:14

"Tentativa të dëshpëruara për të mbushur boshllëkun", këshilltari i PD-së kundërshton emërimet e nënkryetarëve të rinj në bashki

"Tentativa të dëshpëruara për të mbushur

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në bashkinë e kryeqytetit.

Teliti i quan emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit veçse tentativa të dëshpëruara për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u shfaqur nëpër ekrane!

NUK MBUSHET LEGJITIMITETI I HUMBUR ME EMËRIME INTERVISTASH!

Emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit nuk janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u shfaqur nëpër ekrane!

Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe cimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet.

Populli i Tiranës nuk është i mashtrueshëm. Tiranës nuk i duhet asnjë “zgjidhje” kozmetike që thellon varësinë e qeverisjes lokale ndaj asaj qëndrore.

Tiranës i duhet i duhet rinia, i duhet vizioni, i duhet kurajo dhe mbi të gjitha profesionalizmi dhe besnikëria ndaj interesave të saj zhvillimore.

E vetmja rrugë për të ecur përpara janë zgjedhjet e parakohshme! Sa më shpejt të shkojmë drejt tyre, aq më shpejt Tirana do të marrë frymë lirshëm. Mjaft më me zvarritje!