AKTUALITET, 31 Korrik 2025, 11:24

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi sot katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë.

Ata janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero dhe do të zëvendësojnë në deyrë Frida Pashakon, Andi Seferin, Keti Luarasin dhe Jonida Halilin, që kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kreut të qeverisë.

Ndërkohë, janë caktuar detyrat që do të ketë secili:

Ilir Mengra –  për punët publike

Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik

Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural

Gentian Keri – në administatën e BT

Nga ana tjetër, Anuela Ristani vijon të delegojë firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit.