TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër. Sipas burimeve paraprake, nga përplasja kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ofrimin e ndihmës për të plagosurit. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Viktimat, një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeçe, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.
Policia sot ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e “Benzit”, 29-vjeçarin M. Q. nga Vlora.
"Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar"- njoftoi policia.