TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane.
Shqiptari ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me gjashtë vite dhe një muaj burg për një sërë vjedhjesh të ndodhura midis viteve 2011 dhe 2015 në shtëpi private.
36-vjeçari ishte anëtar i një bande të përbërë nga shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët ishin të specializuar në vjedhjen e banesave.
Në vitin 2018 ai ishte larguar nga Italia, për t’u zhvendosur fillimisht në Gjermani dhe më pas në Belgjikë, ku ishte arrestuar për krime të ngjashme.