AKTUALITET, 21 Dhjetor 2025, 12:10

Transportonin 12 klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen dy persona, dy të tjerë shpallen në kërkim

Transportonin 12 klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen dy persona, dy

Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se kundrejt shumave të parave transportonin emigrantë  të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë.  

Të arrestuarit janë një 56-vjeçar dhe një 24 vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

“Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin “Relay”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."- njoftoi policia.