AKTUALITET, 20 Dhjetor 2025, 19:11

"Më datë 22, protesta do jetë shembullore", Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë! Korrupsioni po i zë frymën Shqipërisë

"Më datë 22, protesta do jetë shembullore",

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se me 22 dhjetor protesta do jetë shembullore. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendos në Kurbin, Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria  po vidhet nga Edi Rama dhe shokët e tij. Ai tha se korrupsioni dhe sundimi po i zë frymën Shqipërisë, po i varfëron familjet dhe po i dëbon të gjithë nga atdheu.

Gjekmarkaj: Ne ju duam ju besojmë. Ju mbetet të në udhëhiqni nga një dhjetor në tjetrin për një Shqipëri i gjithë Europa një ëndërr që na rrëmbehet sa herët që komunistët rrëmbejnë pushtetin. Kurbini e ka thënë fjalën e vet dhe do ta thotë edhe të hënën. Sot Shqipëria po fiket po vidhet nga banda që ka mbi krye nga Edi Rama me shokë me perversitete që i tejkalojnë të gjithë normat.

Korrupsioni sundimi, banalitetit po i zë frymën Shqipërisë, po i varfëron familjet tuaja po  dëbon të gjithë nga atdheu. Kjo është një qeveri pushtuese, duhet të kthehet liria e dinjitetit. Sot këtu shoh guximtarë, burra e gra që nuk shitën votën por përballën dhe fituan. Për këtë faleminderit të gjithë jush. Që më bëtë nderin e jetës që ma lehtësuat barrën që më dha kreu Berisa si kryetari i qarkut Lezhë. Të hënën më datë 22 protesta jonë në Tiranë do jetë shembullore, pikë kthese për të marrë në dorë fatin tonë. Mjaft në korrupsione, mjaft në skandale, mjaft me idiotë në zyrat e shtetit.