AKTUALITET, 20 Dhjetor 2025, 17:41

Kullat shekullore të Lezhës! Ruajtja e trashëgimisë kulturore, nis projekti për rijetëzimin

Kullat shekullore të Lezhës! Ruajtja e trashëgimisë

Kullat shekullore përbëjnë një pasuri të rëndësishme të trashgimisë kulturore në Lezhë, por  një pjesë  ndodhen në gjendje të amortizuar dhe kanë nevojë  për  restaurim. 

E tillë është dhe kjo kullë  105-vjeçare, monument kulture i kategorisë së pare në fshatin Ishull-Lezhë.  Ndërtuar  me mur guri dhe arkitekturë të veçantë nga Ded Zefi, ajo është ruajtur ndër vite nga pasardhësit e familjes.

Poseduesit këtyre kullave  mund të aplikojnë  për ta kthyer trashgiminë në burim të zhvillimit ekonomik.  Ministria e Kultures dhe  GIZ kanë nisur projektin per  rijetëzimin e tyre.

Në  Bashkinë e Lezhës  numërohen rreth 200 kulla me vlera historike.