AKTUALITET, 20 Dhjetor 2025, 18:48

Takim në Kurbin/ “Shqipëria është në diktaturë", Berisha: Lista s’është e plotë, s’kemi parë gjë akoma

Takim në Kurbin/ “Shqipëria është në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në një diktaturë. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se në dosje e parë u hetua për një zv.kryeministren dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente.

Lideri i opozitës tha se kjo nuk është lista e plotë e pasurive të saj. Berisha tha se Belinda Balluku nga ish-babysitter dhe më pas punonjëse në Bashki, ka tani dy jahte. 

“Sot me këto që po dëgjoni, Shqipëria është në një diktaturë. Në dosje e parë u hetua për 1 zv.kryeministren dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. Askush nuk e dinte se ajo dispononte aq apartamente. Me taksat tuaja, paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me ilaçet e të sëmurëve tuaj dhe kafshatat tuaja, kishte siguruar për vtë 300 apartamente.

Ju garantoj, këtu do të jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për dikatorë, për hajdutë, bizhura dhe diamante, por vetëm për njërin prej tyre, Gys Agasin, një kriminel kishte në vinotekën e tij shishe vere që si ka perandori i Japonisë, 33 mijë euro shishja e veres, të gjitha me paratë tuaja, para të vjedhura. Ky koordinatori i karteleve të drogës.

Ai i mblidhte Troplinët dhe Celajt te një lokal te Shkëmbi i Kavajës, për zgjedhje. Ishte njeriu më i afërt i Edi Ramës. Kishte verëra më të kushtueshme. S’keni parë gjë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe superluksit. Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysitter, që mezi siguronte kafshatat dhe më pas punonjëse në Bashki. Tani me dy jahte. Jemi në kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë! Po!”, tha ai.