TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani Hotit. Nga kjo përplasje kanë humbur jetën shoferi, dhe babai i tij, që ishte pasagjer në mjet.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut. Policia sqaron se viktima kanë ngelur Valentin dhe Nikoll Bluda.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të ndodhur.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.